Pas Blushit, edhe Eduart Ndocaj krijon parti të re

ndocaj-opinion

ndocaj-opinionNjë tjetër deputet largohet nga radhët e Partisë Socialiste. Pas Ben Blushit, i cili krijoi partinë e re ‘Libra’, edhe kolegu i tij, Eduard Ndocaj ka ndjekur po të njëjtën rrugë. Lëvizja e re politike, e krijuar në Itali do të mbajë emrin ‘Emigracioni Shqiptar’, pjesë e të cilës do të jenë emigrantë shqiptarë.

 

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë deputeti ‘kaubojs’, i cili në rrjetin social ‘Facebook’ ka shpërndarë vendimin për krijimin e kësaj partie. Po ashtu, bëhet e ditur se me shumicë votash Ndocaj është zgjedhur në krye të kësaj force. Sipas Ndocajt, kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë ekskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë.

“Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut”, citohet në njoftimin e publikuar. Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës, disa deputetë kanë zgjedhur të krijojnë partitë e tyre politike, ndërsa për PS kjo tregon se ka disa anëtarë më pak brenda saj.

MESAZHI NE FB


Lind në Itali lëvizja politike (Partia Emigracioni Shqiptar)
Dje në Pesaro të Itali u mblodhën përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Itali. Pjesëmarrës në cilësinë e qytetarit, emigrantit dhe deputetit ishte edhe deputeti Ndocaj. Ky ishte takim i radhës pas shumë takimeve që janë bërë këtë muaj në qytete të ndryshme të Italisë. Gjatë mbledhjes së djeshme në Pesaro u ridiskutua çështja e përfaqësimi politik të emigracionit. Pjesmarrësit u shprehën të bindur se themeli i një lëvizje politike ekskluzive nga emigracioni dhe për emigracionin ishte një domosdoshmëri e kohës.

Pas diskutimeve e propozimeve të vazhdueshme u vendos:


1. Krijimi i lëvizjes politike (Partia Emigracionit Shqiptar)
2. Me shumica votash kryetar i zgjodh deputeti Ndocaj
3. Zv. Kryetar u zgjodh Fatmir Behluli
4. Sekretar i Përgjithshëm z. Klodian Cami
Kjo lëvizje u krijua me vullnetin e lirë të pjesëmarrësve dhe po ashtu në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Kartave Ndërkombëtare.
Çfarë është kjo lëvizje?
Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë! Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut.
Parimet e Lëvizjes!
– Respektimi i Demokracisë
– Respektimi i Shtetit Ligjor
– Respektimi i rendeve të shteteve ku jetojnë
– Respektimi i Kushtetutave Demokratike
– Respektimi i Zgjedhjeve të Lira e Demokratike
– Meritokracia
– Përfaqësimi dinjitoz

Objektivat
– Përfaqësimi politik e dinjitoz i shqiptarëve në Shtetin amë dhe në shtetet ku kanë emigruar
– Realizimi i Ushtrimit të Drejtës së Votës së Shqiptarëve kudo ku jetojnë (Vota e Emigracionit).
– Integrimi social-ekonomik-politik i shqiptarëve në Shqipëri dhe në vendet ku kanë zgjedhur të jetojnë
– Krijimi sipas modeleve perëndimore të kuotave të emigracionit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë
– Marrja pjesë në zgjedhjet e 2017 si subjekt i mirëfilltë politik
– Promovimin e vlerave kombëtare në Europë
– Lobimi i fuqishëm në BE që shqiptarët të mos jenë qytetarë të dorës së dytë në vendet ku jetojnë dhe të kenë më shumë dinjitet
– Lobimi dhe vendosja e kontakteve konkrete me Gjermaninë në lidhje me fatin e shqiptarëve që kanë kërkuar azil
– Rritja masive me anëtarësime e lëvizjes politike
– Bashkimi i faktorit shqiptarë nëpër Europë

Kush mund të jetë pjesë e kësaj Lëvizje?
Mund të jetë çdo shqiptarë që jetojnë jashtë, pavarësisht nëse e posedon apo shtetësinë shqiptare. Po ashtu pranohen edhe qytetarët që jetojnë në Shqipëri e kjo bëhet për faktin se emigracioni nuk mund të ndahet nga Kombi, sepse çdo emigrantë ka familjarë, miq dhe ka lidhje të pandare me Atdheun.
Kush është modeli i organizimit të kësaj lëvizje?
Është model perëndimore decentralizues, ku çdo anëtarë është një potencial i rëndësishëm për përfaqësimin dhe forcimin e lëvizjes politike. Demokraci për lëvizjen është e shenjtë dhe i vetmi mekanizëm për përfaqësim politik dhe për vendimmarrje.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Book your appointment