Category

Aktivitete

edi1

 

« 1 of 4 »

2

Eduart Ndocaj e Tom Doshi, tashme miq te pandare, kane histori te mire familjare, fisnike qe kane derdhur gjake per vendin.
Miqesia e Tom Doshit dhe Eduart Ndocaj eshte nje gje shume e mire per per vendin dhe njerezit e thjeshte, por eshte nje sinjal i qarte edhe per disa ne politie.
Dy burra fisnike ne sherbim te vendit!

15139512_1177918602289427_1375359236_n

Levizja politike “Partia Emigracioni Shqiptar”, me perfaqesues nga Greqia e dhe Italia takohen se bashku ne Samitin e Diaspores nen udheheqjen e kryetarit te saj deputetit Ndocaj. Levizja politike “Partia Emigracioni Shqiptar”, pritet te mbaj nje qendrim te unifikuar ne punimet e Samitit te Diaspores. Lideri i vertete i ketij Samitit eshte deputeti Ndocaj qe eshte pritur si hero dhe si shprese per te deleguarit.

 

rama-trumpndcaj-420x236

Jam ne Gjermani e me keqardhje njoftoje se deshtova t’i siguroja azilin Kryeministrit tone. Te gjithe besoj po e mendoni komentin e panevojshem dhe aspak profesional te Kryeministrit tone per kandidatin republikan, Trump.

Nuk kam dashur te komentoj per kete ceshtje duke respektuar zgjedhesit amerikane dhe demokracine e brendshme.

Megjithate, kam qene mbeshtetes i heshtur i Trump.

Kjo per faktin, se nuk jam kurre pro trashegimise se posteve e per me teper pas ishte bere president Klinton, shume i dashur per shqiptaret e tani kerkonte bashkeshortja e saj te bej presidente.

Nuk kam qene vetem admirues i Trump, por edhe e kam mbeshtetur e kam lobuar  me miqte qe kam ne SHBA duke perfshire edhe mikun tim DioGuardi qe eshte shume prane stafit te Trump.

Eshte e frikshme dhe e turpshme qe sot kemi nje Kryeminister tonin qe eshte kunder presidentit me te ri te SHBA, Trump.

Jo vetem kaq, por Kryministri yne e ka konsideruar presidentin Trump person te rrezikshem!

Fitorja e Trump rikonfimon edhe njehere demokracine perfekte te popullit amerikan.

Urime President! Shqiptaret jane me ty politika shqiptare per fat te keq akoma komuniste eshte kubder jush. Prandaj, na ndihmoni me angazhimin tuaj t’i ndryshojme edhe ne Shqiperi tabut e nje politike te vjeter!

15095063_679062025594439_6578278460998265335_n

Debati i deputetit Ndocaj me Ministrin ka nisur me pyetjen pa pergjigje: Pse Lezha permbytet sa here qe bie shi, kur para kesaj Qeverie kishte permbytje vetem kur hapeshin kasadat?
Ministri nuk arriti te jap asnje shpjegim!
Po ashtu Ministri konfirmoje live se jane rreth 30 mije qytetare qe punojne neper grumbullime mbeturinash, kur dihet se kushtet e tyre te punes jane disumane, te ngjashme me te riun qe humbi jeten ne Sharre.
Ministri deklaroje se keta marrin nje rroge prej 1600 lekesh ne muaj.
Kjo i bie qe Ministri ka 30 mije skllever.
Po ashtu ajo qe eshte no sense eshte fakti se buxheti i Ministrive fryhet e kjo ska kuptim duke ditur qe shume drejtori nuk jane me ne varesi te ministrive.
Po ashtu Ministri konfirmoje se dispononte si ministri nje flote me mjete dhe deputeti Ndocaj gjeti rastin t”i kerkoje nje pjese te makineri ne Qarkun Lezhe qe eshte ne meshiren e fatit.

ndocaj-opinion

ndocaj-opinionNjë tjetër deputet largohet nga radhët e Partisë Socialiste. Pas Ben Blushit, i cili krijoi partinë e re ‘Libra’, edhe kolegu i tij, Eduard Ndocaj ka ndjekur po të njëjtën rrugë. Lëvizja e re politike, e krijuar në Itali do të mbajë emrin ‘Emigracioni Shqiptar’, pjesë e të cilës do të jenë emigrantë shqiptarë.

 

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë deputeti ‘kaubojs’, i cili në rrjetin social ‘Facebook’ ka shpërndarë vendimin për krijimin e kësaj partie. Po ashtu, bëhet e ditur se me shumicë votash Ndocaj është zgjedhur në krye të kësaj force. Sipas Ndocajt, kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë ekskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë.

“Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut”, citohet në njoftimin e publikuar. Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës, disa deputetë kanë zgjedhur të krijojnë partitë e tyre politike, ndërsa për PS kjo tregon se ka disa anëtarë më pak brenda saj.

MESAZHI NE FB


Lind në Itali lëvizja politike (Partia Emigracioni Shqiptar)
Dje në Pesaro të Itali u mblodhën përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Itali. Pjesëmarrës në cilësinë e qytetarit, emigrantit dhe deputetit ishte edhe deputeti Ndocaj. Ky ishte takim i radhës pas shumë takimeve që janë bërë këtë muaj në qytete të ndryshme të Italisë. Gjatë mbledhjes së djeshme në Pesaro u ridiskutua çështja e përfaqësimi politik të emigracionit. Pjesmarrësit u shprehën të bindur se themeli i një lëvizje politike ekskluzive nga emigracioni dhe për emigracionin ishte një domosdoshmëri e kohës.

Pas diskutimeve e propozimeve të vazhdueshme u vendos:


1. Krijimi i lëvizjes politike (Partia Emigracionit Shqiptar)
2. Me shumica votash kryetar i zgjodh deputeti Ndocaj
3. Zv. Kryetar u zgjodh Fatmir Behluli
4. Sekretar i Përgjithshëm z. Klodian Cami
Kjo lëvizje u krijua me vullnetin e lirë të pjesëmarrësve dhe po ashtu në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Kartave Ndërkombëtare.
Çfarë është kjo lëvizje?
Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë! Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut.
Parimet e Lëvizjes!
– Respektimi i Demokracisë
– Respektimi i Shtetit Ligjor
– Respektimi i rendeve të shteteve ku jetojnë
– Respektimi i Kushtetutave Demokratike
– Respektimi i Zgjedhjeve të Lira e Demokratike
– Meritokracia
– Përfaqësimi dinjitoz

Objektivat
– Përfaqësimi politik e dinjitoz i shqiptarëve në Shtetin amë dhe në shtetet ku kanë emigruar
– Realizimi i Ushtrimit të Drejtës së Votës së Shqiptarëve kudo ku jetojnë (Vota e Emigracionit).
– Integrimi social-ekonomik-politik i shqiptarëve në Shqipëri dhe në vendet ku kanë zgjedhur të jetojnë
– Krijimi sipas modeleve perëndimore të kuotave të emigracionit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë
– Marrja pjesë në zgjedhjet e 2017 si subjekt i mirëfilltë politik
– Promovimin e vlerave kombëtare në Europë
– Lobimi i fuqishëm në BE që shqiptarët të mos jenë qytetarë të dorës së dytë në vendet ku jetojnë dhe të kenë më shumë dinjitet
– Lobimi dhe vendosja e kontakteve konkrete me Gjermaninë në lidhje me fatin e shqiptarëve që kanë kërkuar azil
– Rritja masive me anëtarësime e lëvizjes politike
– Bashkimi i faktorit shqiptarë nëpër Europë

Kush mund të jetë pjesë e kësaj Lëvizje?
Mund të jetë çdo shqiptarë që jetojnë jashtë, pavarësisht nëse e posedon apo shtetësinë shqiptare. Po ashtu pranohen edhe qytetarët që jetojnë në Shqipëri e kjo bëhet për faktin se emigracioni nuk mund të ndahet nga Kombi, sepse çdo emigrantë ka familjarë, miq dhe ka lidhje të pandare me Atdheun.
Kush është modeli i organizimit të kësaj lëvizje?
Është model perëndimore decentralizues, ku çdo anëtarë është një potencial i rëndësishëm për përfaqësimin dhe forcimin e lëvizjes politike. Demokraci për lëvizjen është e shenjtë dhe i vetmi mekanizëm për përfaqësim politik dhe për vendimmarrje.

Book your appointment