Category

Lajme

Eduart_Ndocaj

Nga – Eduart Ndocaj

Historia e këtyre 25 viteve të tranzicionit është e mbushur me plotë ngjarje të cilët kanë cenuar thellë Sigurinë Kombëtare, por thuajse rrallë herë është thirrur Këshilli Kombëtar edhe pse sipas Kushtetutës duhet të mblidhej. Tani ka një problem në lidhje me këtë mbledhjen nesër të Sigurisë Kombëtare. Së pari duhet të na shpjegojnë mirë se çfarë kuptojmë me Siguri Kombëtare? Së dyti, a është Balili rast i Sigurisë Kombëtare? Së treti, pse kjo kërkesë duhet të vij nga Kryetari i Parlamentit? Tani, unë si deputet, por edhe çdo qytetarë i periferisë së Shqipëri, rastin e Balilit nuk e Konsiderojmë Çështje e Sigurisë Kombëtare, por çështje të rendit që lidhet me një person që është në kërkim. Sipas kushtetutës, për këto raste ka institucione konkrete që merren e këto janë Ministri i Brendshëm, Policia e Shteti dhe agjenci të tjera të ruajtjes së rendit dhe sigurisë. Deri më sot nuk kemi një reagim nga Policia e Shtetit apo Ministria e Brendshme se nuk janë në gjendje të arrestojnë Balilin. Nëse Ministri Tahiri do të kërkonte ndihmën e institucioneve të tjera dhe mbledhjen e Sigurisë Kombëtare, atëherë duhet që kërkesa e tij të shqyrtohej seriozisht nga Presidenti i Republikës. Kryetari i Parlamentit nuk ka asnjë lloj lidhje më çështjen e Sigurisë Kombëtar si koncept e po ashtu nuk ka asnjë lloj lidhje me Rendin. Në këtë këndvështrim, kërkesa e bërë nga ai është një tejkalim kompetencash dhe një tendencë e hapur për të prishur ekuilibrin mes pushteteve dhe pavarësinë e tyre. Për të gjithë ata që nuk e dinë se kush janë kompetencat e Kryetarit të Kuvendit mund t’i referohen nenit 76 të Kushtetutës dhe pikës 1 sipas të cilit: Kryetari kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij, si dhe përfaqëson Kuvendin në marrëdhëniet me të tjerët. Pra, Kryetari i Kuvendit nuk ka asnjë lloj lidhje me Sigurinë Kombëtare dhe me Rendin. Nëse Meta e mendonte si problem serioz për rendin dhe sigurinë rastin Balili, ai ka të gjitha kompetencat që i ofron Kushtetuta duke kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në lidhje me rastin në fjalë. Tani nëse duhet të dimë pse rasti Balili nuk është për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duhet të shpjegojmë për të kuptuar çfarë është koncepti i sigurisë Kombëtare? Studiuesi Lippman, thoshte se një shtet është i sigurt në momentin kur nuk është i detyruar të mos sakrifikojë vlerat thelbësore, për të evituar një konflikt, ose nëse nuk arrin ta evitojë, duhet patjetër ta fitojë. Një studiues tjetër i rëndësishëm që ka vazhduar me tej shtjellimin e konceptit të Sigurisë Kombëtare mbi këtë linjë të menduari është studiuesi Arnold Wolfers që shpjegon se vlerat thelbësore janë: mbrojtja e pavarësisë së integriteti territorial. Tani nuk e di se ku bën pjesë rasti i arratisë dhe i arrestimit të Balilit në lidhje me konceptin e Sigurisë Kombëtare. Në Shqipëri ndodhi Gërdeci dhe nuk u mblodh Siguria Kombëtare, që ishte një ngjarje e mirëfilltë e sigurisë kombëtare, se pati të vrarë në popullatën e pafajshme, pati dridhje e panik e po ashtu nuk kishte garanci se çfarë pasojat të tjerat mund të ndodhnin në Gërdec dhe për rreth. U vranë në 21 janar katër qytetarë e përsëri nuk u thirr Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Është vjedhur thesari ne “gomar” dhe nuk i thirr dhe nuk u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Një gomone e mbushur kryesisht me dibranë sot e asaj ditë është zhdukur dhe nuk u thirr dhe nuk mblodh kurrë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Ishte rasti i vjedhjes kolosale të Bankës Kombëtare nga Fullani dhe nuk u thirr dhe nuk u mblodh kurrë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. U kërcënova unë dhe bëri thirrje “Kushëriri” im Kadeli të mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare e Këshilltari i Metës kërkoj edhe mbledhjen e NATO-s e nuk ndodhi. Po pse vallë atëherë mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare nesër e pikërisht është kërkuar nga Meta që nuk e ka kompetencë kushtetuese? Mbledhja e Këshillit Kombëtare nesër në këndvështrimit tim jo vetëm që është antikushtetuese, por është politike e madje edhe më rëndë, përdorimi i Presidentit të Republikës nga Partitë Politike e në rastin konkret nga LSI e PD. Përplasja e fundit e LSI me PS, apo e Metës me Ramën ishte pikërisht për rastin Balili. Rama kërkon të mos mbaj asnjë përgjegjësi për Balilin, edhe pse ai ishte drejtor nga radhët e LSI. Megjithatë, ashtu siç tha Kryeministri sonte, nuk ka rëndësi se ku ka qenë më parë Balili dhe çfarë ka bërë ai. Rëndësi ka që në këtë situatën e re të krijuar për të, kur ai është tashmë një person në kërkim, institucionet shtetërore duhet të bashkëpunojnë pa kompromis për të zbatuar ligjin e vetëm ligjin. Forcat e Policisë kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të bërë detyrat e tyre kushtetuese dhe jo vetëm. Forcat e Policisë nuk kanë dështuar në misionin e tyre dhe nuk kanë kërkuar ndihmën e agjencive të tjera, apo edhe mbledhjen e thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Le ta lemë Policinë e Shtetit të bëj detyrën.

ndocaj-1-768x485

Ndocaj ne intervisten e tij te fundit te dhene, i pyetur nese PS nuk do e kandidonte, ai eshte pergjigjur, se nuk shikon asnje arsye per te mos u rikonfirmuar nga PS.

Me poshte ju sjellim pergjigjen e plote te z. Ndocaj:

 

“…Ta them me sinqeritet nuk shikoj asnjë arsye që PS nuk do të më kandidoj. Kam dëshmuar se nuk shitem e blihem dhe po ashtu nuk e kam devijuar mandatin tim as në dimensionin parlamentar. Mendoj, se PS kërkon të maksimalizojë fitoren e saj jo vetëm në Lezhë, por në gjithë Shqipërinë, dhe njerëz si unë janë të dobishëm për fitoren e PS. Unë, kam bërë kritika, por nuk kam dal kundër PS dhe nuk e kam shkel asnjëherë Statutin, nuk kam krijova parti të re edhe pse kish mundësi. Kritikat e mia kanë qenë konstruktive dhe i kanë shërbyer PS dhe mirëqenies së qytetarëve, nuk bëra as lëvizje të fshehtë si Kokëdhima për të rrëmbyer Partinë. Jam njeri me pozitivitet në shoqëri, figurë e pakonsmuar, pa rekorde kriminale dhe pa eksperienca të dhimbshme administrative në Shtet. Unë, mendoj se janë të gjitha mundësitë të rikonfirmohem nga PS dhe nuk kam arsye të mos e besoj. Nëse do të ndodhte e kundërta, që nuk do ja sugjeroja PS dhe as vetë nuk do ta sugjeroja, sigurisht mjedisi politik ofron shumë alternativa. Ndoshta, në partitë politike shqiptare ka politikanë që mendojnë se Ndocaj mund ta eliminojnë kollaj politikisht, sepse nuk ka eksperiencë. Unë, ju them se gabojnë rëndë, se Ndocaj e ka bërë stazhin e tij dhe sapo e ka nisur karrierën politike dhe nuk do të gjendet në surprizë. Megjithatë, e theksojë dhe dua ta rikthesoj, se unë jam deputet i PS, ndjehem i tillë dhe nuk kam nevojë për alternativa të tjera…”

2

Eduart Ndocaj e Tom Doshi, tashme miq te pandare, kane histori te mire familjare, fisnike qe kane derdhur gjake per vendin.
Miqesia e Tom Doshit dhe Eduart Ndocaj eshte nje gje shume e mire per per vendin dhe njerezit e thjeshte, por eshte nje sinjal i qarte edhe per disa ne politie.
Dy burra fisnike ne sherbim te vendit!

15232051_1623810554579827_949258467548635757_n

Deputeti Ndocaj zgjodhi nje vend te vecante per te bere nderimet me date 29.
Ai beri nderimet tek deshmoret e demokracise te 21 janarit perballe Kryeministrise.
Pikerisht ne vendin ku politika aktuale nuk ka as moralin dhe as kurajen te bejne nderime.
Lufta II ka 70 vjet qe ka mbaruar.
Sfida me e madhe e Shqiperise sot eshte demokracia.
Te renet e 21 janarit te jane te renet per demokraci!
Europa ka nevoje per nje Shqiperi europiane.
Nuk ka demokraci pa nderuar te renet qe dhane jeten per te.

15058673_1177918598956094_1478806082_n

Edhe pse Blushi eshte pritur nga disa persona te zhgenjyer si nje alternative, por per fat te keq shumica e tyre nuk e njohin Blushin e vertete. Po kush eshte Blushi? Blushi eshte nje socialiste i thekur, person qe kerkon te pasurohet duke bere libra per Kryeministra e dashje padashje ai eshtte kthyer ne nje shkrimtar oborresh. E falenderojme Blushin qe kopjon Ndocaj dhe ripropozon tezat e Ndocaj. Ndocaj ka vite qe hedh tezat e tij per emigracionin, te drejten e votes, kuotat ne Parlament e shume te tjera. Madje, Ndocaj ishte deputeti i pare qe hartoje dhe paraqiti ne Parlament projektligjin per Voten e Emigranteve. Blushi i kishte te gjitha mundesite ta mbeshteste iniciativen e Ndocaj ne Parlament, por Blushi heshti ashtu sic ka heshtur per shume ceshtje te tjera. Blushi tani reagon per Samitin e Diaspores duke cituar drejtperdrejte propozimet dhe betejat e Ndocaj. Blushi nuk eshte idealist, por eshte politikan dhe prollogarites. Ai e kerkon tani Voten e Emigranteve qe ka krijuar partine. Ai ben kritike me Ramen se ai e ka pasur gjithe kohen e mundshme per te bere ligjin e votes se emigranteve. Po pse Blushi ne rreth 20 vite tek PS 15151254_11804ggg24065372214_140368352_ndhe tek Parlamenti e ka pasur gjithe kohen e nevojshme te bente dicka per emigrantet, por ska befe asgje ashtu si te tjeret. Ndersa tani qe ka krijuar Partine kerkon ta bej per te marr votat e emigranteve. Kot e ka se ska per te marre asnje vote se askush nuk e njeh ne Europe apo ne SHBA Blushin se s’ka udhetuar asnjehere per t’i pare, per t’i takuar e per te diskutuar per problemet e tyre.

Stafi i Ndocaj

 

15110354_1189871627738897_3586044665671666996_o

PLATFORMA “DIASPORA SHQIPTARE”

Duke konsideruar rolin historik që ka luajtur vazhdimisht Diaspora në momentet më të rëndësishme të Shqipërisë duke nisur që nga kthimi i Skënderbeut më kalorësit, kontributin e Vëllezërve Frashëri, të Faik Konicës, Fan Nolit, Mihtat Frashërit, Hasan Prishtina e shumë të tjerë, po ashtu kontributin e vazhdueshëm dhe pa shkëputje të organizatave shqiptare nëpër botë si Vatra, Klubi i Bukureshtit, Klubi i Stambollit e etj, po ashtu kontributin 25 vjeçar të emigrantëve që me dërgesat e tyre në para dhe investime kanë mbajtur në këmbë familje të tëra dhe kanë modernizuar ekonominë e vendit është krejt e natyrshme që këta të kenë vendin që meritojnë në shoqëri, në politikë dhe në vendimmarrjen e vendit. Këta e meritojnë në të gjitha drejtimet, sepse janë bijtë e Kombit, shtetas të Shqipërisë dhe për pasojë gëzojnë të drejta që u janë mohuar padrejtësisht në këto vite.
Unë, Eduart Ndocaj, në cilësinë e Deputetit, të një emigranti që ka jetuar dhe ka kontribuar për vendin si mijëra të tjerë dhe në cilësinë e Përfaqësuesit politik të lëvizjes politike “Partia Emigracioni Shqiptar” dua të propozoj optikën time në lidhje me çështjet dhe kauzat që identifikohet dhe ka nevojë Diaspora ose emigracioni.
Së pari, duhet të arrijmë në një marrëveshje të përbashkët, për shkak të kohës së gjatë dhe kontributit të vazhdueshëm të shqiptarëve që jetojnë jashtë, ata meritojnë të konsiderohen të gjithë vetëm Diasporë dhe të hiqet termi emigrantë.
Termi Diasporë i nderon të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë, sepse ato kanë arritur integrime të plota, kanë arritur pjekuri, por lidhjen e tyre natyral me Atdheun nuk e kanë ndërprerë për asnjë rast.
Lidhje e tyre me Atdheun është një lidhje shpirtërore dhe patriotike dhe jo një lidhje interesash apo nevojash.
Ja kush janë propozimet e mia për “Platformën Diaspora Shqiptare”.

1. Ruajtja e identitetit kombëtar

Diaspora shqiptare aktualisht ka një lidhje shpirtërore dhe patriotike me Atdheun, por kjo lidhje nuk mund të jetë e përhershme nëse nuk ruhen elementët e saj. Një ndër elementët kryesor të një Kombi e sidomos të Kombit tonë, për shkak të rrethanave historike është Gjuha. Breza e rinj të Diasporës po rrezikojnë ta humbin këtë vlerë, sepse nuk kanë mundësi ku të mësojnë shqip. Shteti shqiptar duhet të hartoj një projekt serioz për të bërë të mundur hapjen e shkollave shqipeve në vendet ku komuniteti shqiptar është i konsiderueshëm si dhe garantimi i bazës materiale me abetare dhe libra shqip. Kjo bëhet duke u krijuar një fond i veçantë i Qeverisë që të integrohet në Buxhetin shtetëror. Ky fond duhet të administrohet për çështje teknike nga Ministria e Jashtme e cila duhet të krijojë një web www.mësojshqip.al, të gjitha komunitetet apo shoqatat që jetojnë jashtë të bëjnë kërkesa për hapjen e shkollave . Në lidhje me këtë, Ministria e Jashtme duhet të krijojë një Drejtori ad hoc.

2. Pjesëmarrja në procese demokratike

Forma më e lartë dhe më e rëndësishme në marrjen pjesë në proceset demokratike është e drejta e votës dhe mundësia për ushtrimin e saj. Politika shqiptare dhe Qeveria shqiptare duhet të bëjnë të mundur miratimin me konsensus të ligjit që mundëson ushtrimin e të drejtës themelore e politike për të Votuar. Kjo është një e Drejtë Kushtetuese, Ndërkombëtare e mbi të gjitha është edhe nevojë për të nxitur proceset e shëndosha politike dhe për ta bërë më të plotë në vetvetja Demokracinë shqiptare e cila për shkak të mungesës së përfaqësimit të gjerë është e brishtë dhe e cunguar. Ligji për ushtrimin e të drejtës për të votuar duhet të miratohet dhe të jetë e mundshme që Diaspora të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare. Çdo sjellje e Qeverisë apo e Politikës shqiptar kundër kësaj të drejtë është e duhet konsideruar tradhti kombëtare.

3. E drejta për përfaqësim politik

Diaspora shqiptare deri më sot është vetëm përdorur për kontributet e saja të vazhdueshme për vendin, por duke ju mohuar të drejtat themelore të tyre si e drejta e votës dhe e drejta për të marrë pjesë në institucione dhe vendimmarrje. Me miratimin e ligjit për të votuar Diaspora ndryshon edhe optika e përfaqësimit dhe ndërtimit të disa institucioneve të rëndësishme të vendit që përfaqësojnë Shtetin dhe janë garantë të Demokracisë. Kështu duhet të merret hapa konkret në këtë drejtim:
– Kuota të Diasporës në Parlamentin e Shqipërisë. Këto kuotat duhet të përcaktohen në proporcion me popullsinë si dhe në harmoni me kodin e zgjedhor. Unë, kam caktuar një numër rreth 20 deputetësh të Diasporës në Parlament. Përcaktimi i këtyre kuotave nuk nënkupton rritjen e numrit të deputetëve, por brenda numrit aktual të 140 deputetësh. Ka edhe një mënyrë tjetër, krijimi i Parlamentit me dy dhoma, ajo aktuale që me deputet dhe një e dytë me senator që do të përfaqësonte Bashkitë e vendit, nga një për çdo bashki dhe numrin e kuotave të dedikuara për Diasporën.
– Të gjithë partitë politike shqiptare ashtu siç kanë bërë ligjin për përfaqësimin e kuotave rozë duhet ta plotësojnë këtë ligj edhe për krijimin e kuotave nga Diaspora.

4. Pjesëmarrja në vendimmarrje

Diaspora Shqiptare duhet të përfaqësoj Ministrinë e Diasporës e cila duhet të krijohet si dhe po ashtu duhet të marr drejtimin e selive më të rëndësishme të selive diplomatike shqiptare nëpër Botë. Diaspora shqiptare ka elementë me nivel të lartë profesional, intelektual dhe me rrjete të forta njerëzore që mund të drejtojnë selitë diplomatike. Kjo nënkupton, se në shtetet si Italia, Franca, SHBA, Gjermania e mjaft të tjerë, Ambasadorët dhe Konsujt nuk duhet të vijnë nga Tirana, por të zgjidhen intelektual me integritet që jetojnë në territor.

5. Deri më sot selitë Konsullore të Shqipëri janë pasuruar me miliona e miliona euro për shkak të praktikave që kanë bërë emigrantët e këtu duhet të kemi parasysh miliona euro në Konsullatën e Athinës, Selanikut, Romës, Milanos, Barit e etj. Duhet të krijohet një taksë duke hequr komisionet e kjo taks duhet të shkojë në arkën e dedikuar për Ministrinë e Diasporës. Kjo arkë duhet për programet e gjuhës shqipe si dhe për mjaft evente me natyrë kulturore dhe jo vetëm të komuniteteve shqiptare nëpër Botë.

6. Krijimi i një rrejti real dhe të fuqishëm lotimi nëpër botë. Shqiptarët janë të pranishëm kudo dhe kanë arritur majat e tyre profesionale dhe të përfaqësimit në institucionet politike dhe të vendimmarrjes ku jetojnë. Ky potencial duhet të organizohet dhe të përdoret në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve nëpër Botë.

7. Diaspora ka kompani dhe persona shumë të rëndësishmë me potenciale të jashtëzakonshme ekonomike. Shqipëria duhet t’i ftojë këta duke krijuar lehtësira burokratike dhe garanci transparence. Shqiptarët kanë miliona euro , sikur vetëm një pjesë e tyre të investohen në Shqipëri, atëherë Shqipëria do të ishte një ndër vendet me të zhvilluara në Europë.

8. Krijimi i Bankë Kombëtare në favor të Diasporës. Kjo Bankë duhet të merret me dërgesat në para, me kredi investimesh në vend, me kontributet shoqërore që do të shënonte një hap të madh dhe të rëndësishëm për njohjen e kontributeve dhe viteve të punës.

213

Deputeti Ndocaj vazhdon te bej si duhet edhe detyren e deputetit. Ndoshta eshte nder te paktet deputet qe kerkon shpjegime e llogari e kete nuk e ka bere e nuk e ben per interesa politike, por per interesat e qytetareve.
Ne Komisionin e Aktiviteteve Prodhuese e Tregtare ishte i ftuar ne seance degjimore per buxhetin ministri Damian Gjiknuri.
Pyetjet e Ndocaj per Ministrin ishin per minieren e Bulqizes dhe te Mirdites. Pse ne keto miniera vazhdojne te jene te skllaveruar qytetaret? A jane dembshperblyer familjet e qytetareve qe kane gjetur vdekjen ne keto miniera?
Po ashtu deputeti Ndocaj propozoje qe hidrovoret te kene edhe gjeneratore te fuqishem qe te mos varen vetem nga energjia elektrike.
Deputeti Ndocaj kerkoje uljen e cmimit te energjise, sepse nje familje mesatarisht konsumoj 25 mije leke ne muaj dhe rrogen mesatare e ka 150 mije leke ne muaj.
Cmimi i energjise ne Shqiperi eshte tre fish me i larte me Italine nese krahasojme te ardhurat mujore dhe cmimet.
Ne Itali konsumon 30 euro energji elektrike dhe ka rroge mesatare 1500 euro.
Kjo eshte vjedhje e mirefillte ndaj qytetareve duke pasur parasysh se shumica e hidrocentraleve ne Shqiperi jane prone e trasheguar prej vitesh.

rama-trumpndcaj-420x236

Jam ne Gjermani e me keqardhje njoftoje se deshtova t’i siguroja azilin Kryeministrit tone. Te gjithe besoj po e mendoni komentin e panevojshem dhe aspak profesional te Kryeministrit tone per kandidatin republikan, Trump.

Nuk kam dashur te komentoj per kete ceshtje duke respektuar zgjedhesit amerikane dhe demokracine e brendshme.

Megjithate, kam qene mbeshtetes i heshtur i Trump.

Kjo per faktin, se nuk jam kurre pro trashegimise se posteve e per me teper pas ishte bere president Klinton, shume i dashur per shqiptaret e tani kerkonte bashkeshortja e saj te bej presidente.

Nuk kam qene vetem admirues i Trump, por edhe e kam mbeshtetur e kam lobuar  me miqte qe kam ne SHBA duke perfshire edhe mikun tim DioGuardi qe eshte shume prane stafit te Trump.

Eshte e frikshme dhe e turpshme qe sot kemi nje Kryeminister tonin qe eshte kunder presidentit me te ri te SHBA, Trump.

Jo vetem kaq, por Kryministri yne e ka konsideruar presidentin Trump person te rrezikshem!

Fitorja e Trump rikonfimon edhe njehere demokracine perfekte te popullit amerikan.

Urime President! Shqiptaret jane me ty politika shqiptare per fat te keq akoma komuniste eshte kubder jush. Prandaj, na ndihmoni me angazhimin tuaj t’i ndryshojme edhe ne Shqiperi tabut e nje politike te vjeter!

15095063_679062025594439_6578278460998265335_n

Debati i deputetit Ndocaj me Ministrin ka nisur me pyetjen pa pergjigje: Pse Lezha permbytet sa here qe bie shi, kur para kesaj Qeverie kishte permbytje vetem kur hapeshin kasadat?
Ministri nuk arriti te jap asnje shpjegim!
Po ashtu Ministri konfirmoje live se jane rreth 30 mije qytetare qe punojne neper grumbullime mbeturinash, kur dihet se kushtet e tyre te punes jane disumane, te ngjashme me te riun qe humbi jeten ne Sharre.
Ministri deklaroje se keta marrin nje rroge prej 1600 lekesh ne muaj.
Kjo i bie qe Ministri ka 30 mije skllever.
Po ashtu ajo qe eshte no sense eshte fakti se buxheti i Ministrive fryhet e kjo ska kuptim duke ditur qe shume drejtori nuk jane me ne varesi te ministrive.
Po ashtu Ministri konfirmoje se dispononte si ministri nje flote me mjete dhe deputeti Ndocaj gjeti rastin t”i kerkoje nje pjese te makineri ne Qarkun Lezhe qe eshte ne meshiren e fatit.

Book your appointment